Pacolli: Nuk është në rregull që vetëm zyrtarëve të lartë t’ju rriten pagat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë të shtetit, me vendim të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Lajme

14/06/2018 23:39

Do të ishte mirë që të gjithë të kishin rroga më të mëdha. Edhe mësuesit, edhe punëtorët, edhe krejt”, është shprehur Pacolli në televizionin T7.

Sipas tij, rritja e pagave vetëm për zyrtarët, nga paratë e qytetarëve të thjeshtë, “nuk është në rregull”.

Megjithatë, Pacolli ka thënë se shefi i tij, Haradinaj, nuk ka menduar keq kur ka vendosur për rritjen e pagave.