Pacolli nis vizitën në Mal të Zi (Foto)

Zëvendëskryeministri njëherit ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka nisur vizitën e tij zyrtare në Mal të Zi.

Lajme

26/09/2017 10:22

Atje, kryediplomati kosovar është pritur nga homologu i tij malazez, Sërxhan Darmanoviq.

Në këtë takim, Pacolli e Darmanoviq pritet të flasin për bashkëpunimin në mes të të dyja vendeve.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Pacolli do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin njëherit ministër i Drejtësisë,  Zoran Pazhin, kryeparlamentarin Ivan Brajoviq, presidentin Filip Vujanoviq si dhe drejtues të partive politike shqiptare.