Pacolli nis raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme, kritikohet nga Vjosa Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është ftuar të raportoj sot para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Lajme

19/12/2018 13:28

Kryesuesja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani e LDK-së, ka thënë se Pacolli duhet të raportoj për gjashtë mujorin e fundit pasi nuk është paraqitur asnjëherë gjatë kësaj kohe edhe pse është thirrur, përcjell lajmi.net.

“Komisioni për Punë të Jashtme ka qenë mirëkuptues në rastet kur ju keni qenë jashtë vendit, zhvillimet në politikën e jashtme kanë qenë tepër shqetësuese në veçanti sa i përket anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, tërheqja e njohjeve etj., dhe qytetarët e Kosovës duan përgjigje për këto tema”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se Komisioni ka kërkuar që t’i jepet prioritet temave të tilla. /Lajmi.net/