Pacolli ngushëllon turqit për 11 viktimat e aksidentit ajror

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar turqit, pas rrëzimit të një avioni privat, me ç'rast 11 persona humbën jetën.

Bota

12/03/2018 18:51

Ngjarja e rëndë e rrëzimit të avionit turk ka ndodhur në Sharh-e Kord, rreth 370 kilometra nga kryeqyteti iranian, Tehran.

“Shpreh dhimbjen time për ngjarjen tragjike të rrëzimit të avionit në turk në Sharh-e Kord, ku si pasojë humbën jetën 11 persona”, ka thënë Pacolli.

“Familjeve të viktimave të pasagjerëve, që ndodheshin në bordin e avionit i dërgoj ngushëllimet më të ndjera”, është shprehur ai.