Pacolli ngushëllon familjen Alidema për humbjen e katër anëtarëve në aksidentin e mbrëmshëm

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli nëpërmjet një postimi në FB ka ngushëlluar familjen Alidema për humbjen e katër anëtarëve në një aksident mbrëmë në Prishtinë.

Lajme

28/07/2017 14:39

“Të zgjohesh me lajmin se katër qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën, dhe një i ri i lënduar rëndë, është një dhimbje e madhe”- ka thënë Pacolli.

“I bëj apel të gjithëve,Të keni kujdes në trafik. Mendoni për familjet e juaja! Respektoni rregullat! Asgjë nuk është më e vlefshme se jeta. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Alidema”, ka shkruar tutje, Pacolli.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, në vendin tonë çdo ditë ndodhin dhjetra aksidente dhe shqiprtohen qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut.