Pacolli nga Brukseli: Kosova afër njohjes nga një shtet anëtar i BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli pas takimit në Bruksel ka thënë se pala kosovare e ka bërë kompromisin e saj dhe çdo gjë e ka hedh në tavolinë me pakon e Ahtisarit.

Lajme

24/06/2018 18:34

“Nuk dua të spekuloj, këtë duhet t’ia lëmë dialogimit”, është shprehur Pacolli, raporton lajmi.net.

Sa i përket çështjes së njohjeve ndaj Kosovës dhe raportimeve në Serbi për tërheqje të njohjeve, Pacolli ka thënë se nuk ekziston diçka e tillë.

“Nuk duhet të merremi me deklaratat e të tjerëve, ne jemi duke krijuar miqësi dhe marrëdhënie me botën, kemi me dhjetëra shtete të fuqishme të cilat janë në procesin e njohjes së Kosovës, është proces i pandalshëm njohjet do të arrijnë dhe mos ta befasojnë askënd”, ka deklaruar ministri.

Pacolli nuk ka dëshiruar të përmend emra, mirëpo ka thënë se njëra nga shtetet që do ta njoh Kosovën së shpejti është pjesë e Bashkimit Evropian.

“Nuk do të përmend emra tani por jemi në momentin ma të duhur dhe më të mirin që ka pas Kosova pas shpalljes së pavarësisë”./Lajmi.net/