Pacolli nesër promovon librin e tij të dytë

Puna prej ministri nuk po e pengon Behgjet Pacollin për t’u marrë edhe me libra. Ai ka gjetur kohë, ani pse i angazhuar në politikë, që ta shkruajë librin e tij të dytë.

Lajme

13/12/2017 15:57

Pas librit të parë që titullohej ‘Nga sfida në sfidë’, e që prezantohej jeta e milionerit kosovar, Pacolli po promovon nesër një ‘tutorial’ për sukses të ndërtuar mbi 15 parime. Libri i ri i Pacollit titullohet ‘15 parimet e Suksesit sipas Behgjet Pacollit’.

Njoftimin për promovim të librit e ka bërë partia e Pacollit, të cilët kanë treguar se promovimi bëhet nesër nga ora 11:00 në Qendrën mediale të Kolegjit AAB.

Ndryshe, Pacolli kishte botuar librin e tij të parë para disa vitesh, por duket se tirazhi i shitjes nuk ishte aq i bollshëm, spasi ai vendosi më pas ta shpërndante falas në internet.