Pacolli në Paris: Kosova po lobon zbehtë, Serbia fuqishëm kundër anëtarësimit në UNESCO

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli nga Parisi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se po lobon zbehtë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Lajme

04/11/2015 22:15

Ai tha se ndryshe po vepron Serbia, e cila e ka filluar herët lobimin dhe po e bën fuqishëm një gjë të tillë.

“Edhe pse jashtë formateve qeveritare, erdha në Paris për të vëzhguar situatën para votimit për në UNESCO. Derisa Kosova ka lobuar zbehtë dhe ka filluar shumë vonë me Lobim (Petrit Selimi bën përjashtim, ai është munduar shumë), nga ana tjetër Serbia po bën një lobim të fuqishëm (madje edhe me kosto të lartë) E gjitha kjo e ka bërë shumë të paqartë situatën e Kosovës. Unë nga tani kam disa takime të rëndësishme, me shpresën që ta kthejmë situatën në favorin tonë. #KosovoinUNESCO”, ka shkruar Pacolli në Facebook./lajmi.net