Pacolli në Kodrën e Trimave: Do ti trajtoj problemet e juaja

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së Selim Pacolli, vizitoi disa nga familjet e lagjes “Kodra e Trimave”.

Lajme

23/09/2017 14:38

Qytetarët e kësaj lagjeje kanë shprehur brengat e tyre lidhur me moskujdesin e Komunës kundrejt tyre deri më tani.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, ka garantuar këto familje se kërkesat e tyre do të trajtohen me prioritet nëse ai e merr drejtimin e kryeqytetit.

Ndërkaq, Pacolli e ka bërë përsëri apelin e zakonshëm. “Vazhdoni të na shkruani, që të vijmë të ju vizitojmë, t’i dëgjojmë brengat dhe shqetësimet tuaja, zgjidhja e të cilave është misioni të cilin ne do ta përmbushim”, ka shkruar Pacolli ne facebook, pasi vizitës së kësaj lagjeje. /Lajmi.net/