Pacolli në Afrikë, njohjet dhe anëtarësimi në INTERPOL temat kryesore të vizitës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur turin e ri diplomatik në kontinentin afrikan, ku pritet të takohet me presidentë, Mministra të Jashtëm dhe përfaqësues të tjerë të​ shteteve të ndryshme nga ky kontinent.

Lajme

25/06/2018 14:00

Në kuadër të kësaj vizite, kryediplomati kosovar synon shtimin e njohjeve të reja, zgjerimin e përkrahjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Interpol si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

Vizita në kontinentin afrikan pason pas turneut diplomatik, që Ministri i Jashtëm Pacolli  zhvilloi gjatë javës së kaluar në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtete të tjera të Evropës./Lajmi.net/