Pacolli: Mos ta harrojmë të kaluarën, kemi mbi 1660 persona të pagjetur

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se e kaluara nuk duhet të harruar pasi sot kemi ende mbi 1660 persona të pagjetur.

Lajme

27/08/2017 15:16

Këtë gjë ia kishte sjellur Pacollit në mendje një shtëpi e shkatërruar nga forcat serbe, të cilën e kishte parë rrugës.

“Rrugës duke udhëtuar me makinë, ndalova për pak çaste duke shikuar këtë shtëpi të shkatërruar nga forcat serbe. Ne sot jetojmë në liri, por nuk duhet harruar e kaluara. Sot kemi ende mbi 1660 persona të pagjetur”, ka shkruar ai në Facebook.

auto_21077486-10159202340770153-1898793602699116064-n1503838977