Pacolli: Mos e humbni besimin, së bashku do të ndryshojmë Kosovën

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se ka program të qartë të mbështetjes së ideve kreative dhe bizneseve të reja.

Lajme

26/05/2017 10:33

Në një postim në rrjetin social Facebook ai ka thënë se nuk duhet humbur besimin.

“Unë kam program të qartë të mbështetjes së ideve kreative dhe bizneseve të reja. Mos e humbni besimin. Së bashku do të ndryshojmë pozitivisht Kosovën dhe do ta #jetësojmëSHPRESËN e rinisë tonë”, ka shkruar ai.