Pacolli mirëpret Dua Lipën me familje në shtëpinë e tij

Dy ditë më parë, këngëtarja Dua Lipa ka arritur në Prishtinë.

ShowBiz

10/08/2018 11:18

Në këtë udhëtim, Dua po shoqërohet nga familjarët e saj, i dashuri dhe anëtarët e ekipit të saj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja po shijon në maksimum qëndrimin në Prishtinë, duke vizituar disa vende të ndryshme, kurse në mbrëmje ajo është argëtuar bashkë me ata që po e shoqërojnë në këtë udhëtim.

Në rrjete sociale, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka publikuar imazhe nga pritja e Duas në aeroport deri në mikpritjen që i kishte bërë në shtëpinë e tij.

“Mirësevjen në Kosovë,Dua Lipa!
Dua në aeroportin e Prishtinës , 8.08.2018, me Challenger,
N 604 BA”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Dua ka udhëtuar nga Londra për në Prishtinë me aeroplanin privat që i ofroi Pacolli asaj. /Lajmi.net/