Pacolli: Mauritiusi mund ta njohë shpejt Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për një takimin e tij në New York me kryetarin e Mauritiusit, Ameenah Gurib nga i cilit pret njohje të Kosovës.

Lajme

20/09/2017 19:58

“Lajmet e mira për njohjen zyrtare nga ky shtet mund të vijnë shpejt”, ka shkruar ai.

“Vazhdojnë takimet dhe agjenda e ngjeshur në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme në New York. Para pak çastesh u takuam me presidenten e Mauritiusit, Ameenah Gurib. Takim shumë i ngrohtë dhe miqësor. Lajmet e mira për njohjen zyrtare nga ky shtet mund të vijnë shpejt.

Procesi i njohjeve është i pandalshëm dhe pakthyeshëm”, ka shkruar Pacolli.