Pacolli lavdëron iniciativën e Vuçiqit, kritikon Vulinin

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova nuk duhet të humb shumë kohë me probleme ditore, por duhet të kurorëzohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë drejt njohjes reciproke.

Lajme

26/07/2017 14:15

Pacolli ka thënë se Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi duhet të ecin së bashku drejt integrimit në BE.

Ky është shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Bashkëjetesa me mitet dhe gënjeshtrat nënkupton varfëri, izolim dhe dhunë.

Republika e Kosovës, shtet që dita ditës është duke u faktorizuar si faktor I paqes dhe I stabilitetit në rajon, duhet seriozisht të trajtojë përmbylljen e kapitullit të problemeve të hapura me Serbinë. Ne nuk duhet të humbim shumë kohë duke trajtuar probleme ditore por në kontekst të seriozitetit dhe gatishmërisë që së fundmi shfaqi edhe presidenti i Serbisë Vucic, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare duhet të kurorëzojmë procesin e normalizimit të marrëdhënieve njohje reciproke.

Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali I Zi duhet të ecin së bashku drejt integrimit në BE.

Interferimi i Vulinit në idenë që hodhi Vucici e tregon qartë me kend në të vërtetë kemi të bëjmë ne. Njerëzit si Vulini janë të prapambetur në mendim.