Pacolli kthehet në Kosovë, pesimist për njohje

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli është kthyer në Kosovë pas një lobimi për njohje nga Uganda dhe Kenia.

Lajme

27/01/2016 16:25

Thotë se ka takuar presidentin e Ugandës, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të shkojë përsëri për ta takuar ëshë presidentin e Kenias, raporton lajmi.net.

Vlerëson nëpërmjet fotografive se sa i vështirë është procesi i njohjeve./lajmi.net.

12650944_10156420134900153_8179371079381868158_n12650944_10156420134900153_8179371079381868158_n

 

Postimi i Behgjet Pacollit në Facebook:

 

Unë sapo u ktheva nga një qëndrim i shkurtër në Ugandë dhe Kenia. Arsyeja ishte, si gjithmonë, Kosova. Në Ugandë kisha takime me shumë njerëz, që nga presidenti i vendit e tutje.

Me ndërmjetësimin e miqve Hektor Cama dhe Artan Sevrani (që jetojnë dhe veprojnë në Nairobi), aty takova solicitorin kryesor të Kenias, Njer Muturi, i cili më premtoi aranzhimin e një takimi me Presidentin e vendit javën e ardhshme, ku do të diskutohet tema e njohjes së Kosovës.

Sa i vështirë është procesi i njohjeve, tregojnë këto foto, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Shteteve Islamike, Sekretari i Unionit Afrikan, deri të presidentët e shteteve respektive. Unë nuk do të ndalem…