Pacolli: Kosova bën histori 24 minuta më herët

''Rinia jonë e mrekullueshme është kjo që e bën krenar popullin''

Lajme

19/08/2017 23:52

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka përshëndetur kualifikimin historik të Kosovës në basketboll, pas fitores kundër Estonisë. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës dhe se është rinia ajo që e bën krenar popullin. ”Një lajm i mirë për shtetin tonë. Kosova bën histori duke u kualifikuar në eliminatoret e botërorit në basketboll. Rinia jonë e mrekullueshme është kjo që e bën krenar popullin. Urime.”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, Kombëtarja e Kosovës në Basketboll sonte mposhti Estoninë, duke siguruar kualifikimin në kampionatin botërorë ”Kina 2019”.