Pacolli kontakton me Qeverinë e Liberisë: S’ka tërheqje të njohjes, Daçiq po mashtron

Edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka mohuar se Liberia e ka tërhequr njohjen për Kosovën.

Lajme

20/06/2018 16:51

Ai në një postim në rrjetin social twitter ka shkruar se ka kontaktuar me qeverinë e këtij shteti, duke e mohuar tërheqjen e njohjes.

Lajmet në mediat serbe dhe deklarat e Daçiqit, ai i cilësoi si propagandë, transmeton lajmi.net.

“Unë sapo fola me Qeverinë Liberiane dhe më konfirmuan se #Liberia nuk e ka hequr njohjen e Kosovës. Lajmi dhe shënimi i përhapur nga mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjeve të rreme të lajmeve nga ministri i Serbisë Ivica Daçiq. Ne do t’i kundërshtojmë këto veprime”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe lajmi për tërheqjen e njohjes nga Liberia është bërë public në media serbe, dhe nga ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

MPJ e Kosovës: Liberia s’e ka tërhequr njohjen, është propagandë e Serbisë sikur me Ganën