Pacolli konfirmon mbajtjen e koncertit të Rita Orës për 10 vjetorin e pavarësisë

Spekulimeve se a do të vie Rita Ora në Kosovë për 10 vjetorin e pavarësisë apo jo, u ka ardhur fundi.

ShowBiz

12/02/2018 19:31

Zv/Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka konfirmuar për Klan Kosova se këngëtarja me famë botërore do të mbajë koncert në Prishtinë.

Kjo për nder të festës së pavarësisë, e për të cilën Rita Ora s’ka kërkuar asnjë cent.

Lajmet se koncerti mund të anulohet erdhën pasi qeveria nuk e miratoi buxhetin për shpenzimet në 10 vjetorin e pavarësisë.

Një gjë e tillë do të bëhet nesër pasi është paralajmëruar mbledhja e ekzekutivit.

Ndryshe në Kosovë tash e disa ditë kanë nisur festimet për dekadën e parë të pavarësisë së Kosovës. /Lajmi.net/