Pacolli kërkon që Shqipëria të jetë palë në dialogun Kosovë-Serbi – Lajmi.net
Pacolli kërkon që Shqipëria të jetë palë në dialogun Kosovë-Serbi
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 11:59, 14 September 2018
Në nëntor dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët në qytetin e Pejës.

Këtë e beri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli në konferencën për media bashkë me homologun e tij nga Shqipëria, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

“Ne folëm për marrëdhëniet tona bilaterale dhe për rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Raportet tona janë në fuqizim e sipër. Gjithmonë, ne s`jemi ndalur asnjëherë që marrëdhëniet t`i fuqizojmë. Në nëntor do të kemi mbledhjen e radhës së dy qeverive, që do të mbahet në Pejën e bukur dhe sigurisht do të ketë lajme të mira”, deklaroi Pacolli pas takimit me ministrin Bushati.

“Këtë vit, përpjekjet tona janë që Kosova të arrijë liberalizimin e vizave. Siç e dini i kemi kaluar disa sfida, ndërsa ende mbetet ajo e fundit kryesorja”, tha Pacolli.

Ai tha se së bashku me Bushatin do të udhëtojnë për në New York, udhëtim që sipas tij ka për synim forcimin e shteteve tona.

“Pala shqiptare është e interesuar të dijë se si po ec dialogu me Serbinë, e informova që dialogu ka pasur takime edhe pse është shumë i vështirë, duhet të vazhdojë. Unë kam kërkuar nga pala shqiptare të mos rrijë duarkryq e të shoh çfarë po ndodh këndej por ajo duhet të jetë palë e dialogut. Nëse mund të jenë BE dhe SHBA në takime, pse jo edhe Shqipëria”, ka theksuar Pacolli.

Ministri Ditmir Bushati duke iu drejtuar Pacollit me “bac”, tha se në proceset të cilat po kalon Kosova, nuk do të mungojë mbështetja e Shqipërisë.

“Liberalizimi i vizave do t`i jepte fund një izolimi absurd. Mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë ndaj disa proceseve që ka nisur Kosova. Sot ne kemi pasur mundësinë të flasim edhe për bashkëpunimin tonë dypalësh. Dy qeveritë tona do të mblidhen në Pejë dhe do të jetë një mundësi e artë që t`i shohim progreset e mangësitë”, deklaroi ministri shqiptar Ditmir Bushati.

Ai tha se Shqipëria do të vazhdojë të tregojë unitet kur është në pyetje Kosova.

“Shqipëria e ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme procesin e dialogut me Serbinë, pa marrë parasysh kush është në krye të vendit, në Kosovë apo Shqipëri. Deviza jonë është që gjithmonë Kosova është e para dhe kësaj i kemi qëndruar. Kur vjen puna për Kosovë, ne në Shqipëri kemi demonstruar unitet”, tha Bushati.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO