Pacolli kërkon nga politikanët shqiptarë në Mal të Zi, të jenë të bashkuar

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e partive shqiptare atje.

Lajme

26/09/2017 16:20

Pacolli ka njoftuar se gjatë takimit kanë biseduar për gjendjen shqiptare në Mali të Zi dhe raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka dhënë edhe një porosi për ta, duke kërkuar që të jenë të bashkuar.

“Në takim mori pjesë Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve”.

“Në mes të tjerash biseduam për gjendjen e shqiptarëve në shtetin fqinj sikur edhe për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi”.

“Qëndroni bashkë, sepse bashkë jemi më të fortë. Ju do të jeni më të fortë, por edhe ne si komb do të jemi të fortë ishte porosia ime”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Ai gjatë ditës ka takuar edhe zyrtarë të lartë të shtetit të Maqedonisë./Lajmi.net/