Pacolli kërkon mbështetje nga Gjermania për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

Lajme

12/12/2018 10:52

Takimi u zhvillua në Strazburg, ndërsa kryediplomati kosovar, Pacolli, kërkoi lidershipin gjerman për shtyrjen para të procesit të liberalizimit të vizave, raporton lajmi.net.

“Me homologun tim gjerman, Heiko Maas, u dakorduam për një vizitë timen në Berlin në ditët e ardhshme. Gjermania duhet të tregojë lidershipin e vet dhe të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas përmbushjes së secilit kriter të vendosur. Kjo ishte edhe tema me të cilën biseduam në Paris me ministrin e jashtëm të Gjermanisë”, ka thënë Ministri i Jashtëm, Pacolli.

“Kryediplomati kosovar, Pacolli, gjatë qëndrimit në Francë ka marrë pjesë në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka zhvilluar disa takime edhe me homologë të tij”, bëhet e ditur në komunikatë. /Lajmi.net/