Pacolli: Jam i pakënaqur me lobimin e Shqipërisë për Kosovën

Zëvendëskryeministri Pacolli nuk është i kënaqur me lobimin e Shqipërisë për Kosovën.

Lajme

15/12/2017 22:06

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli thotë se Shqipëria nuk ka bërë mjaft për Kosovën në aspektin e lobimit.

“Unë nuk jam i lumtur me disa njerëz të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë por me shumicën e tyre po ashtu jam shumë i lumtur. Është dashur që të ketë shumë më tepër energji për arsye se ata janë të lirë, ata janë vend sovran dhe mund të kërkojnë sa më tepër kudo që janë në favor të Kosovës. E di se ata kryejnë punë diplomatike të vetat por unë një rekomandim që edhe më tepër të punojnë për Kosovën’, tha Pacolli në emisionin ‘Debat’ në RTK.