Pacolli i zhgënjyer, zgjedhjet në qershor mundësi për manipulime

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se është i zhgënjyer për faktin se zgjedhjet e parakohshme po planifikohen të mbahen për kohë kaq të shpejtë pa reformë e pa përgatitje.

Lajme

06/05/2014 17:53

Zëvendëskryeministri Pacolli ka thënë se zgjedhjet të cilat po planifikohen të mbahen në qershor më shumë shkojnë në favor për partitë e mëdha.

Ai në nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se megjithëkëtë, partia e tij (AKR) është gati dhe me plotë besim për fitore.

“Jemi plotësisht të zhgënjyer për faktin që zgjedhjet po planifikohen të mbahen në një kohë kaq të shpejtë, pa reformë zgjedhore dhe pa përgatitjet më elementare nga KQZ.

Këto zgjedhje shkojnë në favor për partitë e mëdha, dhe hapin rrugë për manipulim të zgjedhjeve dhe deformim të vullnetit të qytetarëve. Megjithatë në çfarëdo rrethanë, AKR është e gatshme, dhe me plot besim për fitore.

Në zgjedhjet lokale bëmë diferencën në Gjakovë dhe Mitrovicë. Reformat ekonomike atje veç kanë filluar dhe kjo frymë është motivi i AKR-së për të bërë ndryshime në tërë Kosovën”, ka shkruar ai.