Pacolli i tronditur për sulmin ndaj autobusëve me pelegrinë serbë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se sulmi ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë në Istog, është sulm ndaj vlerave të përbashkëta evropiane.

Lajme

22/10/2018 08:32

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka kërkuar që sulmuesit të sillen para drejtësisë.

“Jam i tronditur për sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë sot në Istog. Ky është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ky është sulm edhe ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe kërkojmë nga zbatuesit e ligjit që sulmuesit të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Pacolli. /Lajmi.net/