Pacolli i kërkon Haradinajt ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo – Lajmi.net
Pacolli i kërkon Haradinajt ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 21:42, 13 September 2017
Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli i ka kërkuar kryeministrit, Ramush Haradinaj që ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.

 

Ai ka theksuar se Nenado Rikalo ka kryer krime lufte në Kosovë prandaj duhet ë gjykohet dhe të dënohet.

“Rrëfimi i dëshmitarëve për keqtrajtimin e banorëve të lagjes Dardania nga Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo duhet të vënë në lëvizje të menjëhershme Prokurorinë. Ani pse kanë kaluar 20 vjet, ai që ka kryer krime në kohë të luftës duhet të gjykohet dhe të dënohet. I bëj thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë Rikalon dhe të emërojë një ministër të ri”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, Prokuroria dhe gjyqësori duhet ta hetojnë këtë rast në mënyrë të pavarur, pa ndikime politike./Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master