Pacolli flet për faturat: Në hotele luksoze fjeta me paratë e mia

Në një postim të tij Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka kontestuar faturat e shpenzimeve në emër të tij të bëra nga buxheti i Kosovës.

Lajme

26/08/2018 09:13

Ai e pranon se ka fjetur në hotele luksoze, por thotë se ato i ka paguar personalisht.

Pacolli gjithashtu ka akuzuar edhe gazetaren Jeta Xharra për publikimin e këtyre faturave.

Postimi i plotë:

Po lexoj prap për disa “shpënzime” që gjoja unë paskam bërë gjatë mandatit të kaluar qeverisës (2011-2014). E vërteta është se unë gjatë asaj periudhë nuk i kam kushtuar asnjë cent shtetit të Kosovës.

Është e vërtetë që unë kam fjetur në hotele të shtrenjëta por ato i kam paguar me paratë e mia.

Janë shumë qindra mijëra euro faktuara që janë paguar nga llogaritë e mia private në funksion të angazhimit tim për Republikën e Kosovës në cilësinë e zëvendëskryeministrit, në atë periudhë, duke mos kalkuluar shpënzimet e larta të mjetit tim të transportit.

Madje, nga llogaritë e mia kam paguar edhe për delegacionin përcjellës dhe për njerëzit që kanë lobuar për interes të shtetit të Kosovës.

Javën e ardhshme do të qartësohet qdo gjë edhe pse zonjen Jeta Xharra e kam ftuar të shkoj në Kryeministri për ti marrë të dhënat e çdo pagese (nëse ka ndonjë) që shteti ka bërë për mua dhe të distancohet nga dokumentacionet e manipuluara. Kjo do të ishte e drejtë dhe gazetarishtë korrekte. Edhe njëherë ju them se është turp çka jeni duke bërë më këtë qasje!!!

Behgjet Pacolli fle në hotele të shtrenjta, pagoi 1 mijë e 274 euro për dy ditë qëndrim