Pacolli falënderon Mustafën: Ish- kryeministri meriton respekt për kursin e palëkundur të shtetndërtimit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka lavëduar qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, karshi demarkacionit.

Lajme

21/03/2018 21:02

Pacolli ka thënë për Mustafën se është treguar shtetndërtues dhe i palëkundur.

“Vendimi historik i parlamentit të Kosovës sot, padyshim është lajmi më i mirë për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës. Një falënderim i madh i takon kreut të LDK Isa Mustafa, gjithë lidershipit dhe deputetëve të kësaj partie, që për interes të vendit bashkuan votën dhe bënë të mundur që ligji të kaloj. Ish kryeministri Mustafa meriton respekt për kursin e tij të drejtë dhe të palëkundur të shtetndërtimit”, ka thënë Pacolli./Lajmi.net/