Pacolli e Thaçi ftojnë presidentin e Armenisë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se bashkë me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, janë takuar me presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian.

Lajme

12/10/2018 09:17

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidentin armen e kanë ftuar edhe për vizitë në Kosovë.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Ditën e fundit të Samitit të Frankofonisë, në të cilin Kosova u ngrit në status si vend anëtar i asocuar, bashkë me presidentin Thaçi, takuam presidentin e Armenisë Armen Sarkissian, të cilin e falenderuam për mikpritjen dhe kujdesin ndaj delegacionit të Republikës së Kosovës.

Kosova dhe Armenia do të intensifikojnë raportet ndërmjet vete veçanërisht në kuadër të Organizatës së Frankofonisë.

Presidentin Sarkissian e ftuam që të vizitojë Kosovën.