Pacolli: Dua Lipa në Budapest tuboi 900% më shumë fansa se sa në Prishtinë

Dua Lipa të premtën ka performuar në festivalin "Sunny Hill".

ShowBiz

14/08/2018 11:14

Këngëtarja ka performuar para një turme të madhe të publikut në parkun e Gërmisë, shkruan lajmi.net.

Pas Prishtinës, Dua ka udhëtuar për në Budapest, ku këndoi në festivalin “Sziget”, në të cilin ishin mbledhur 75 mijë persona.

Ministri Behgjet Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka komentuar koncertin e Duas në Hungari.

“Nuk të bënë Profet fshati yt”
Dua Lipa, këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest tuboi 900 % më shumë fansa se sa në Prishtinë.”, shkruan ai. /Lajmi.net/