Pacolli: Do ta zhvendosim qeverinë në periferi të kryeqytetit

Kandidati i AKR-së për të parin e Prishtinës, Selim Pacolli tha sot se 30 mijë vetura që hyjnë dhe dalin çdo ditë në Prishtinë po e pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të kryeqytetit.

Lajme

26/09/2017 12:45

Sipas tij, zhvendosja e institucioneve që ndodhen në kryeqytet në periferi të tij është prioriteti i qeverisjes të AKR-së, e për këtë ai thotë se i kanë siguruar fondet.

“Sot jemi këtu për t’iu bërë me dije Qeverisë sonë që të krijojnë kushte për të rinjtë tanë. Programi im politik është që të fillojmë nga Qeveria e Kosovës. Andaj ne jemi zotuar që qytetarëve t’iu ofrojmë hapësira. Unë sot kërkoj që edhe institucionet t’i bashkohen kësaj nisme. Sipas tij, rinia e Prishtinës duhet të jetë target i te gjitha kompanive të mëdha evropiane. “Unë nuk premtoj, ne ofrojmë alternativa. Ne nuk ofrojmë premtime, ne ofrojmë alternativa për të gjithë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Pacolli./Lajmi.net/