Pacolli dhe Chabert diskutojnë për bashkëpunimin Francë-Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot ne takime të ndara ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert dhe shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.

Lajme

25/09/2017 17:28

Në takimin me ambasadorin e Francës në Kosovë Pacolli vlerësuan lart raportet ne mes të Kosovës dhe Francës, duke shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e thellimit te këtij bashkëpunimi.

Pacolli ka diskutuar për projektet e përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Ambasadori i Francës në Kosovës, ka shprehur përkrahjen e fuqishme të Francës për Kosovën, duke garantuar kështu vazhdueshmëri të mbështetjes së shtetësisë së saj.

Pacolli ka shfaqur mirënjohjen e Kosovës ndaj Francës për gatishmërinë e këtij shteti për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme.

Ministri i Punëve te Jashtme më pas ka takuar edhe shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.

Gjatë këtij takimi, Pacolli, shfaqi përkushtimin e tij për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të MPJ-së dhe misionit të EULEX-it.