Pacolli: Demarkacioni në shkurt, vizat në qershor (Video)

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi do të shkojë në Kuvend në mesin e muajit shkurt, dhe më së largu në muajin qershor, Kosovës do i hiqet regjimi i vizave.

Lajme

15/12/2017 19:48

Në një qëndrim të tillë po vazhdon të këmbëngul zëvendëskryeministri i parë i Kosovës e njëherë ministër i punëve të jashtme Behgjet Pacolli.

Megjithëse nuk pajtohet me kushtin e BE-së, për demarkacionin ai i fton deputetët për ta votuar atë.

Ai ka thënë për Tribuna Channel se viti 2018 do jetë vit i sfidave, por edhe i arritjeve të mëdha përfshirë këtu vizat.

Por Jeta Krasniqi nga KDI thotë se kushtet cilat janë kërkuar nga ana e BE-së si demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit, nuk mund të tejkalohen në një afat kaq të shkurtër kohor.

Ministri i punëve të jashtme foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin tha se duhet angazhim i gjithëve. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm. Po ashtu, sipas tij, po këtë muaj do të formohet edhe ushtria e Kosovës.

YouTube player