Pacolli beson se Kenia së shpejti do ta njohë Kosovën

Shefi i diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacolli sot në Nju – Jork është takuar me shefen e diplomacisë së Kenias Amina Mohamed.

Lajme

22/09/2017 14:40

Pas këtij takim ai ka thënë se beson se Kenia së shpejti do ta njohë Kosovën.

Për këtë takim Pacolli ka shkruar në Facebook:

“Në vlugun dhe dinamikën e takimeve pata kënaqësinë e veçantë ta takoj edhe homologen time nga Kenia, Amina Mohamed. Dua të besoj se Kenia do të njoh së shpejti Kosovën”.

kenia1