Pacolli alarmon për minierën e Leposaviqit, dyshon se Qeveria e Kosovës ka bërë marrëveshje me palën serbe

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin për minierën e Leposaviqit që sipas tij, një faqe e internetit është duke raportuar se Altair Resources Inc ka kryer të gjitha obligimet për të marrë nën pronësi minierën e Leposaviqit.

Lajme

22/02/2017 12:50

Pacolli ka shfaqur dyshimet se kjo marrëveshje mund të jetë bërë në fshehtësi në mes Qeverisë së Kosovës dhe palës serbe.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Çfarë po ndodhë në Leposaviq?

Sapo u informova nga ëebfaqja e mirënjohur për lajme rreth minierave dhe mineraleve, equities.com, që kompania Altair Resources Inc. ka kryer pagesën finale dhe ka kryer të gjitha obligimet për të marrë në pronësi minierën e Crepuljes në Leposaviç. Kjo kompani ka licencë që kontrollon 9.82 kilometra katror të një territori historikisht të pasur me zink, plumb dhe argjent. Linku për këtë lajm mund të gjendet këtu

: https://www.equities.com/…/altair-makes-final-option-paymen…

Programi i eksplorimit ka filluar në vitin 2017 ku së shpejti pritet të fillojnë shpuarjet e nevojshme, gjë që e bënë të dyshimtë faktin se si u pajis kjo kompani me këtë licencë dhe cilit institucion ja pagoi obligimet financiare. Shpresoj që kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje e fshehtë e Qeverisë sonë të dështuar me palën Serbe.

Mos të harrojmë që Miniera e Crepuljes është një ndër minierat më të mëdha të zinkut në Kosovë. Ajo ndodhet në Leposaviq. Miniera ka rezerva të llogaritura në 14 milion ton të minerale, që mund të nxjerrë 2.17% plumb dhe 20.07% zink, duke rezultuar në 303,800 ton plumb dhe 2,810,000 ton zink.