Pacolli: AKR respekton vendimet e koalicionit LAA (Video)

Behgjet Pacolli do t’i qëndrojë besnik Isa Mustafës në koalicionin LAA.

Lajme

20/07/2017 21:16

 

Këtë përshtypje të paktën e  la kryetari i Aleancës Kosova e re, të enjten pas një takimi të koalicionit LAA, që u mbajt në selinë qendrore të Lidhjes Demokaratike të Kosovës, si lidere e këtij bashkimi.

“AKR është duke respektuar përgjegjësinë morale ndaj koalicionit”, tha Pacolli, duke shtuar se AKR nuk ka nevojë të ik nga koalicioni, raporton Klan kosova.

Behgjet Pacolli ka komentuar takimin e së mërkurës të Rrahim Pacollit, shef i shtabit zgjedhor të AKR-së në zgjedhjet e 11 qershorit, me presidentin Thaçi dhe me liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Politika është diçka tjetër, jeta është diçka tjetër. Ne nuk jemi në armiqësi me askënd dhe të hapur gjithmonë të ulemi të bisedojmë, por vendimet politike mirren brenda koalicionit”, tha Pacolli.

YouTube player