Pacolli: Agim Bahtiri e shndërroi Mitrovicën në kryeqendrën e shqiptarisë

Kreu i Aleancës Kosova e Re(AKR), Behgjet Pacolli e ka lartësuar punën e bashkë-partiakut të tij, kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri lidhur me rivarrimin e eshtrave të heroit Isa Boletini në Boletin.

Lajme

10/06/2015 19:54

Pacolli në postimin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë që kryetari i Mitorvicës, arriti ta shndërroj këtë qytet në kryeqendrën e shqiptarëve.

Ja çfarë shkruan Pacolli në Facebook:

Për një ditë, me përmbushjen e amanetit të heroit tonë kombëtar Isa Beg Boletinit, kryetari Agim Bahtiri e shndërroi Mitrovicën në kryeqendrën e shqiptarisë! Jam i bindur se ai njëjtë sikur ka bërë deri më sot do ta kthejë Mitrovicën, kryeqendrën e paqes në rajon!