Pacienti vdes nga moskujdesi, arrestohet mjeku

SH.E. u arrestua nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’.

Lajme

14/03/2014 16:17

Policia e Kosovës ka arrestuar 49 vjeçarin me iniciale Sh. E, pasi që ai, duke e ushtruar profesionin e mjekut në një spital në Prishtinë, e ka trajtuar viktimën në mënyrë të pandërgjegjshme, duke mos kushtuar kujdesin e duhur, ku si pasojë ka gjetur vdekjen viktima.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

(Kosovapress)