Pacienti tenton të hidhet nga kati i 13-të, momenti si u shpëtua nga infermieret

Tentoi që të vetëvritej duke u hedhur nga kati i trembëdhjetë i spitalit ku ishte shtruar, por u shpëtua në ekstrem nga tre infermiere, të cilat bën të pamundurën për ta penguar që të çonte deri në fund, veprimin ekstrem.

Fun

22/01/2019 12:33

Janë momente mjaft të rënda ato të filmuara nga kamerat e sigurisë, në një spital në provincën e Liaoning, në Kinë.

Në videon, shihet një burrë duke iu afruar dritares, ku thyen xhamin për tu hedhur.

Por dy infermiere nxitojnë që ta ndalojnë, duke vrapuar drejt tij. Pacienti i kërcënon se do i godasë, duke tentua që ti largojë.

Por pikërisht teksa po hidhej, afrohet një infermiere e tretë, dhe së bashku e kapin, duke mos e lënë që të bjerë.

Burri tenton që të lirohet duke i kafshuar në duar infermieret, të cilat arrijnë që të durojnë dhimbjen dhe e mbajnë. Më pas vijnë në ndihmë persona të tjerë, të cilët arrijnë që ta ngrenë pacientin dhe ta shpëtojnë. /Lajmi.net/