Pacienti sulmon punëtorin shëndetësor në Emergjencë të QKUK-së

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare është sulmuar një punëtor shëndetësor nga pacienti.

Lajme

23/07/2018 12:38

Sipas ShSKUK-së sulmi ndaj stafit është i papranueshëm.

“ShSKUK kërkon nga organet kompetente të kryjejnë hulumtimet e nevojshme dhe ata që kanë kryer sulmin të ndëshkohen konform legjislacionit në fuqi”, tha QKUK për KALLXO.com.

Reagime pati edhe nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.

Sipas tyre duhet krijuar kushte për punë dhe strategji për mbrojtjen e mantelbardhëve ne vendin e punës.