Pacientët tërësisht të paralizuar tash e kanë mundësinë të “flasin”

Mjekët, me ndihmën e një pajisjeje të veçantë do të kenë mundësinë të komunikojnë me pacientët të cilët nuk janë në gjendje fare të flasin si pasojë e paralizës së tërësishme që i ka kapluar dhe nuk kanë mundësi të flasin në një mjedis normal.

Fun

01/02/2017 22:48

Kjo tenkologji revolucionare lejon pacientët të cilët kanë të ashtuquajturën “sindromi i mbyllur” që tu përgjigjen pyetjeve me “po” oe “jo”, ndaj makinës e cila lexon aktivitetin e trurit, transmeton lajmi.net

Tri gra dhe një burrë të moshës 24 deri 76 vjeç janë trajnuar për përdorimin e sistemit, një vit pasi ata kishin humbur tërësisht aftësinë e komunikimit me gojë apo jo-verbale. Ata vuajnë nga skreloza laterale amiotrofike, një suëmundje kjo progressive neurodegjenerative që shkakton paralizë të përgjithshme.

“Kjo është hera e parë që ne kemi qenë në gjendje të krijojmë komunikim me këta pacientë. Pas 30 vjet duke punuar në këtë qëllim, ky është një nga momentet më të lumtura në jetën time”, ka thënë Nils Birbaumer, neurolog dhe studiues në Universitetin e Tübingen .

Pacientët vendosin kapele ku me ndihmën e rrezeve infra të kuqe zbulohet variocioni i gjakut në zona të ndryshme të trurit. Duke iu përgjigjur pyetjeve, kompjuteri është skena e cila e lexon rrjedhjen e gjakut në tru si një “po” dhe “jo”.

Pyetja më e rëndësishme që atyre iu ngritën ishte në lidhje me cilësinë e jetës së tyre, të katër e të anketuarit  thanë se ata ishin “të kënaqur”.

Adrian Ouven, një neurolog në Universitetin e Western Ontario, thotë se nëse e njëjta teknologji mund të ndihmojë në komunikimin edhe pacientëve të tjerë me dëmtim të trurit. /Lajmi.net/