Pacientët mbesin pa insulinë

Insulina mbetet një nga medikamentet që Ministria e Shëndetësisë u jep falas pacientëve, por ka dy muaj që ky ilaç mungon nëpër shtëpitë e shëndetit në kryeqytet.

Lajme

23/08/2016 08:55

Në barnatore private çmimi i këtij medikamenti ndryshon prej pesë deri në gjashtë euro. Ka pacientë që vështirë e sigurojnë atë

Mungesa e insulinës nëpër shtëpitë e shëndetit në Prishtinë ka vënë në siklet të gjithë pacientët që vuajnë nga diabeti (sheqeri).

Ndonëse insulina mbetet një nga medikamentet që Ministria e Shëndetësisë u jep falas pacientëve, ky ilaç që një kohë të gjatë vazhdon të mungojë nëpër shtëpitë e shëndetit në kryeqytet. Në barnatore private çmimi i këtij medikamenti ndryshon prej pesë deri në gjashtë euro, që ka ndikuar direkt në portofolin e pacientëve. Madje ka të tillë që vështirë e sigurojnë.

Izet Krasniqi nga Prishtina, i cili është në një moshë të shtyrë, çdo muaj detyrohet që të marrë insulinë për bashkëshorten e tij në barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ankohet se në mënyrë të vazhdueshme ka probleme në furnizim me këtë lloj të ilaçit.