“Pa rivlerësim përfundimtar nga OSHP-ja, s’ka lëvizje për Autostradën e Gjilanit”

Tenderi për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan po del të jetë udhë pa krye. Ky tender nisi me telashe që nga qeverisja e kaluar, e për të cilën edhe sot po vazhdohet të ketë ankesa për kompanitë të cilat janë rekomanduar për kontratë.

Lajme

03/01/2018 19:34

Megjithatë, ky tender ende nuk është nënshkruar nga Ministria e Infrasttrukturës, pasi që siç ka treguar i pari i kësaj ministrie, Pal Lekaj për Ndërtimi.info gjtihë procedura është në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

“Dhe tërë ky proces pas ankesave të operatorëve ekonomik ka shkuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe tani i tërë procedura është rikthyer në rivlerësim dhe pas rivlerësimit prapë ne e kemi rivlerësuar pra do të thotë zyra e prokurimit, komisioni përkatës dhe tani është procedura në OSHP, dhe pas vlerësimit të tyre atëhere ne do të nënshkruajmë kontratën. E tërë kjo procedurë nuk e di pse ka qenë aq e ngutshme. Sikur unë tani që të ju them shiheni se po përfundon viti dhe unë duhet të nënshkruaj kontratën”, tregoi ministri Lekaj.

Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj edhe tani thotë se nuk e kupton pse qe gjithë ajo nguti për nënshkrimin e kontratës për këtë tender.

“Kam thënë që është e vërtetë që është nënshkruar prapë operatori ekonomik, jo nga ministri, sepse ministri nënshkruan vetëm kontratën. Por nga komisioni i përpiluar, nga sekretari permanent, sekretari i përgjithshëm dhe është bërë përzgjedhja e oepratorëve ekonomik, tetë operatorëve ekonomik pas orarit të punës dhe janë edhe saktë në cilën orë. Dhe pse gjithë ajo nguti të premte, e ne të hënën e kemi marr detyrën. Pse gjithë ajo nguti”, tha Lekaj.

Tutje Lekaj tha se nuk i kanë të përjetshme pozitat, duke theksuar se nuk do të të përshpejtojë afatet e atyre që janë në procedurë të cilat janë të rregulluara edhe me Ligj.

“Por të jeni të bindur që nuk ka pas diçka në këtë drejtim dhe ligjërisht nuk kanë pas të drejtë që pas orarit të punës sepse nuk ka qenë situatë emergjnte, e jashtëzakonshme që të nënshkruhet diçka e tillë. Ne nuk i kemi të përjetshme pozitat. Ajo që është në procedurë fare nuk ka me më interesu me i përshpejtu afatetet, sepse edhe afatet janë të rregulluar saktëisht me Ligjet e Porkurimit Publik”, tha ai.

Ky tender u quajt tenderi i natës, pasi që vetëm që qe i ngutshëm ishte nënshkruar në mesnatë.

E gjithë ngjarja ndodhi një ditë para se ministri i Infrastrukturës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hanefi Muharremi ta dorëzonte tek ministri aktual, Pal Lekaj, shkruan Ndërtimi.info

Megjithkëtë, tenderi për këtë autostradë, u anulua, pasi që OSHP ishte “bombarduar” nga ankesat e operatorëve ekonomik, të cilët ankoheshin se ka pas shkelje nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ku pas shqyrtimit të 13 ankesave, Gjykata e Tenderëve mori vendim që të anuloj dhënien e këtij tenderi, dhe që lënda të kthehet në rivlerësim. Kjo meqë ishte vërtetuar se ministria kishte bërë shkelje të 19 neneve të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).

Pas ankesave pati diskutime të shumëta në publik për këtë tender.

Edhe pse jo zyrtarisht, për këtë tender janë rekomanduar ofertat që janë për 22 milionë euro më shtrenjtë se ofertat më të lira , dhe vetëm 11 milionë më lirë se ofertat e anulaur nga Gjykata e Tenderëve.

Për gjithë këtë rivlerësim, ministrisë i janë dashur vetëm 20 ditë që t’i rivlerësojë 181 oefertat e pranuara nga 27 biznese e konsorciume për tetë pjesët e këtij tenderi multi-milionësh.

Por si duket ky tender do të ketë edhe më tej telashet e njëjta, shkruan Ndërtimi.info.
Kundër dhënies së këtij tenderi në OSHP janë adresuar disa ankesa të cilat po pretendojnë se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkeleje të ligjit.