Pa opozitën por edhe pa vota të mjaftueshme, nuk emërohen anëtarët e OSHP-së (Video)

(I plotësuar) Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës pa opozitën ka zgjatur pak minuta, por kësaj radhe ‘numrat’ sollën probleme.

Lajme

15/03/2016 10:49

Nga 75 deputetët që ishin të pranishëm për pikën e vetëm të ditës ku po shqyrtohej rekomandimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, vetëm 40 nga ta kanë votuar PËR dhe ishte një abstenim, raporton lajmi.net

YouTube player

Kështu, Kuvendi ka dështuar të emëroj anëtarët e OSHP-së, e Komisioni Evropian ka rekomanduar që Kosova për të pasur liberalizimin e vizave, një ndër tetë kritere ka që anëtarët e OSHP-së të jenë jo politik.

Përderisa, LDK-ja besohet se janë ata që nuk votuan, askush prej tyre nuk ka pranuar të flas, ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të DK-së, Adem Grabovci tha se anëtarët e OSHP-së duhet të jenë kredibil.

Grabovci tha se shpreson se Kuvendit t’i kthehet opozita por edhe normaliteti.

Tha se nuk e di pse nuk e votuan.

Ne respektojmë vullnetin e deputetëve të Kuvendit. Ishin 75 prezentë, nuk morën pjesë një numër i turrem, nuk e dimë kush mori pjesë e kush jo, kur të publikohen listat e shohim. I bëjë thirrje Qeverisë që sa më shpejtë të sjellë emrat, ngase kemi të bëjmë më një organ tepër të rëndësishëm, është OSHP-ja që është ndër më të ndjeshmet, duhet të jenë njerëz kredibil, njerëz me përgatitje profesionale dhe thjeshtë njerëz që duhet të jenë të pandikueshëm”, tha Grabovci, raporton lajmi.net

YouTube player

Këtë seancë që e drejtoi nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, u bë e ditur se komisioni parlamentar për verifikimin e CV-ve të personave të propozuar për anëtar të OSHP-së kishte hequr nga lista dy propozime që vijnë nga radhët e komunitetit serb.

Mirko Simoviq dhe Stojan Stanojkovic, nuk janë hedhur fare në votim pasi komisioni vlerësues ka konstatuar se nuk i kanë plotësuar kushtet që kërkohen për përzgjedhjen e anëtarëve të OSHP-së.

Komisioni kishte para vetës këta emra : Agim Shala, Vjollca Shala Kurtishaj, Nuhi Paçarizi dhe Blerim Dina.

Siç raporton lajmi.net, Xhavit Haliti nuk ka sqaruar më shumë, por tha se sot po votojnë për kryesuesin e dhe një anëtarë.

Ndryshe, OSHP kishte mbetur pa anëtarë pasi që kryetari Hysni Hoxha është i akuzuar ndërsa Bajram Zogiani është shkarkuar nga Kuvendi pasi që akuzohet për trafikim me femra./ Lajmi.net

VotimiAdem Grabovci

Në seancë nuk kanë marrë pjesë partitë opozitare, VV-AAK-Nisma. /lajmi.net