Pa ndryshime në Qeverinë Rama (Video)

Largimi i Erion Veliajt nga pozita e ministrit në Qeverinë e Shqipërise, pasi do të garojë për Bashkinë e Tiranës, nuk do të pasohet me formatim të ekzekutivit, por vetëm zëvendësim të tij.

Lajme

23/04/2015 18:24

Mazhoranca i ka mbyllur tashmë të gjitha kandidaturat për kryetarë të bashkive. Mes socialistëve pati kritika se në përzgjedhjen e tyre nuk pati proces. Kryeministri nuk preferon t’i komentojë ato.

Komente nuk preferon të bëjë as për analizën e Ben Blushit për Rilindjen, por deklaron se është krenar dhe entuziast si në ditën e parë të qeverisë për projektin e Rilindjes.

Gara për Tiranën mbetet më e rëndësishmja për këto zgjedhje. Ndaj kreu i mazhorancës ka një koment për kandidatin e opozitës.

Kryeministri Rama u përgjigjet dhe akuzave të opozitës për keqqeverisjen që sipas tyre i ka detyruar shqiptarët t’i drejtojnë sytë drejt Europës për të jetuar, çka ka rritur në mënyrë të paprecedent numrin e azilkërkuesve nga Shqipëria në 2 vitet e fundit.

YouTube player

Tv Klan