Pa minoritetet s’mund të bëhet Qeveria e ardhshme

Partitë e komuniteteve joshqiptare, e veçmas ato serbe, vazhdimisht kanë qenë faktor në formimin e e Qeverisë, por gjithëmonë janë neglizhuar në koalicionet parazgjedhore, me apo pa dëshirën e tyre. Njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se praktikat nga e kaluara kanë dëshmuar se ndryshimet në vend nuk mbështetën gjithaq në fuqinë numerike të koalicioneve qeverisëse.

Lajme

21/05/2017 15:28

Megjithëse përflitet se shanse më të mëdha ka blloku PDK-AAK-NISMA, ajo që mund të ofrojnë gjatë fushatës mund të mbetet edhe si fontanë dëshirash. Një qeverisje të mundshme të këtij koalicioni ata e shohin edhe të rrezikuar nga Gjykata Speciale. Për më tepër ata thonë se një qeveria nga ky koalicion mund t’i prishë punë edhe posti i kryeministrit, siç ndodhi së fundit.

Agron Halitaj, drejtor në gazetën online AktivPress thotë për arbresh.info se ka patur koalicione me numër të madh të deputetëve në Kuvend që nuk kanë arritur t’i qojnë përpara proceset, sa i kanë quar koalicionet që janë lëkundur rreth vijës që ndanë mazhorancën nga minoranca.

“Aktualisht ne nuk dijmë se me çfarë programi do të hyjë koalicioni PDK-AAK- Nisma  në zgjedhje, në mënyrë që ta analizojmë se çka mund të jetë e realizueshme e çka mund të mbetet vetëm si fontanë dëshirash,” shprehet Halitaj.

Për Bekim Kabashin, kryeredaktor në gazetën online GazetaMetro koalicioni PDK AAK NISMA i ka gjasat më të mëdha për të dalë si grupimi politik parazgjedhor që do ta fitojë të drejtën për ta formuar qeverinë.

Por sipas tij, nuk duhet injoruar edhe rrezikun e sigurimit të votave të mjaftueshme që i vetem si koalicion, bashkë me minoritetet të mundet ta bëjë Qeverinë.

“Ky koalicion, nëse vjen në qeveri do të përballet edhe me një realitet të ri, Gjykatën Speciale. Në këtë kohë do te ngritetn aktakuzat nga Gjykata Speciale, dhe këto aktakuza do të prekin pikërisht figurat politike të këtij koalicioni. Nuk përjashtohet mundësia, që edhe ndonjëri nga figurat kryesore të koalicionit, të përfundoje si i akuzuar në këtë gjykatë,” dekolaron Kabashi, për arbresh.info.

Parim Olluri, drejtor ekzekutiv në gazetën online Insajderi, nuk beson që do të ketë ndryshime të mëdha pozitive, në rast të fitores së secilit koalicion, atij të PDK-së apo LDK-së.

Sipas tij, të dy koalicionet janë të panatyrshme pasi që  janë krijuar pas thyerjeve të vijave të kuqe dhe parimeve të promovuara nga subjektet politike.

“Në të dy koalicionet pjesë e listave zgjedhore për deputetë do të jenë njerëz të cilët kanë pasur raporte armiqësore në të kaluarën.”

Olluri thotë për arbresh.info se koalicionit PDK-AAK-NISMA problem të madh mund t’i sjellë posti i kryeministrit.

“Mund të përseritet situata e ngjashme, e cila u përdor si pretekst për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Kjo mund të krijojë një situatë kur partneri i madh në koalicion, PDK-ja do të arsyetohet për mospunën e Qeverisë për shkak se nuk e ka pasur pozitën e kryeministrit,” shprehet Olluri.

Partia Demokratike e Kosovës në minutat e fundit të afatit ligjor për lidhjen e koalicioneve deklaroi bashkimin politik për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën.

Janë edhe katër koalicione tjera të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re./arbresh.info/