Pa marrëveshje reciproke Serbia nuk do ta njoh Kosovën, thotë Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të hapte perspektivën evropiane për Kosovën.

Lajme

18/09/2018 11:42

Thaçi ka thënë se Kosova bashkë me partnerët ka arritur në fazën që është tani por sipas tij, një gjë e tillë nuk është e mjaftueshme ngase shteti i Kosovës është duke u ballafaquar me nevojën e progresit të mëtutjeshëm, raporton lajmi.net.

“Stabiliteti i Kosovës është ngushtë i lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Duhet të jemi te vetëdijshëm që këto qëllime nuk mund t’i arrijmë pa perspektivën e fqinjësisë së mirë. BE-ja është duke u modernizuar dhe reformuar, dyert janë te hapura për zgjerim, mirëpo paraprakisht shtetet duhet të zgjidhin problemet e tyre të hapura. Si kusht i domosdoshëm për anëtarësim në BE mbetet ndërtimi i fqinjësisë së mirë”, ka thënë presidenti.

Sipas tij, marrëveshja mund te arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis.

“Ka të tillë që thonë se Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe me këtë pajtohem plotësisht, sot një gjë të tillë Serbia nuk po e bën, për fat te keq me gjithë përpjekjet e BE-së dhe SHBA-ve që ta bind Serbinë ta njohë Kosovën, kjo nuk po ndodhë. Madje nuk po ndodh as heqja e vetos Ruse nga Këshilli i Sigurimit nuk mund të ndodhë pa marrëveshje reciproke”, ka thënë Thaçi./Lajmi.net/