Pa licenca, mbyllen edhe 63 pika karburantesh

Mbyllja e pikave të karburanteve pa licenca po vazhdon edhe më tej. Vjollca Dibra, nga MTI, thotë se qëllimi i këtij aksioni është vetëdijesimi i bizneseve, me qëllim që të respektohet infrastruktura ligjore.

Lajme

15/03/2015 08:45

“Qëllimi i këtij aksioni ka qenë dhe është vetëdijesimi i bizneseve për të respektuar infrastrukturën ligjore dhe për të pasur një konkurrencë të drejtë mes bizneseve. Prej fillimit të aksionit për mbylljen e pikave të karburanteve, 63 licenca të gatshme janë tërhequr dhe 103 pika kanë filluar procedurat e aplikimit”, ka thënë Dibra për Indeksonline.

Sipas saj, aksioni i tillë po i arrin rezultatet e parashikuara.

“Kjo tregon se qëllimi i këtij aksioni po i arrin rezultatet që i ka parashikuar MTI-ja, sepse bizneset kanë filluar të vetëdijesohen se nuk mund të vazhdojnë të përfitojnë pa i respektuar procedurat ligjore”, ka theksuar ajo.