Pa koment

Legjendat e Manchester Unitedit, Bobby Charlton dhe Sir Alex Ferguson mbeten pa fjalë në tribuna derisa skuadra pësoi një tjetër humbje, të tretën me radhë në të gjitha garat duke u mundur 2:1 nga Sunderland në gjysmëfinalen e parë të Capital One Cup. Ata e përcollën takimin në Stadium of Light, por nuk patën asnjë…

Sport

08/01/2014 09:35

Legjendat e Manchester Unitedit, Bobby Charlton dhe Sir Alex Ferguson mbeten pa fjalë në tribuna derisa skuadra pësoi një tjetër humbje, të tretën me radhë në të gjitha garat duke u mundur 2:1 nga Sunderland në gjysmëfinalen e parë të Capital One Cup.

Ata e përcollën takimin në Stadium of Light, por nuk patën asnjë arsye të largohen të kënaqur.

Ekipi i menaxherit Gus Poyet fitoi takimin e parë kurse homologu i tij nga United, David Moyes doli i turpëruar pas një tjetër paraqitje të dobët nga skuadra e tij.

Dhe, si rezultat dy legjendat mbetën pa fjalë. Charlton u kthye prapa për t’i dhënë diçka Fergusonit pas përfundimit të takimit, por duket se fjalët ishin të tepërta, ai vetëm u kthye dhe e shkundi kokën.

Pamjet u kapën nga kamerat televizive derisa Moyes ishte duke shkuar drejt zhveshtores.