Pa këmbë dhe pa duar, ai pushton Matterhorn në Alpet zvicerane (FOTO)

Jamie Andrew nga Skocia, ka pushtuar Matterhorn në Alpet zvicerane, duke e bërë ngjitjen më të lartë ndonjëherë në 4,478 metra lartësi.

Bota

09/08/2016 15:14

Në vitin 1999, ai kishte humbur duart dhe këmbët e tij kur kishte nisur ngjitjen në Alpet franceze dhe kishte ndodhur një stuhi, me ç’rast edhe kishte humbur shokun e tij më të mirë, transmeton lajmi.net.

Nga i ftohti që kishte përjetuar dhe koha e gjatë që kishte qëndruar në lartësi, bënë që ai të vuante një kohë të gjatë nga një sëmundje e quajtur “hipotermi”, dhe u detyruan t’i prenë edhe këmbët edhe duart.

Kështu ai vendosi me çdo kusht, që do të mësonte përsëri të ecte me këmbët e tij prej proteze.

Pas një pune të gjatë me specialistë të rehabilitimit, ai arriti që të drejtojë maratona të ndryshme, me njerëz që kishin humbur gjymtyrët e tyre dhe tani kanë proteza.

47 vjeçari i cili ishte shoqëruar nga dy miq të tij, tani ka pushtuar Matterhorn me një ngjitje në lartësi, duke thënë se këmbët i dhanë forcë ndërsa duart e ndihmuan si shtytje në lartësi. /lajmi.net

Jamie Andrew with guides Steve Jones and Steve Monks

Jamie Andrew on the Matterhorn

Jamie Andrew on the Matterhorn

Jamie Andrew on the Matterhorn